U copëtua Kodra e Diellit nga druprerësit (VIDEO)

Bukuria natyrore dhe ajri i pastër që vjen nga drunjt e mëdhenj në Kodrën e Diellit, shumë shpejt do të jenë dy karakteristika që nuk do ta përshkruajnë këtë kodër malore të Tetovës, përcjell Portalb.mk.

Pjesëtari i Shoqatës Malësore “Jelak”, Boshko Vidoeski nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpërndarë fotografi ku shihen drunj të prerë.

Sipas asaj që shkruan në mbishkrimin e fotografive, kuptohet se në Kodrën e Diellit është duke u bërë prerje e drunjve në mënyrë ilegale dhe të padrejtë.

“Kjo është Kodra e Diellit. Një pyll i Kodrës së Diellit. E plasaritur, e qarë. E shkatërruar. Nga druvjedhësit. Nga kriminelët. Nga profiti ilegal. Nga jofunksionaliteti i aparatit shtetëror, i cili për vite me radhë nuk e ndalon çmendurinë e prerjes ilegale, e cila, këtu, në këtë rajon, nga fotografitë më poshtë, shihet se ka marrë hov të madh”, shkruan ndër të tjerash në shkrimin e tij, Vidoeski duke shpërndarë edhe fotografi.

Ai duke bërë apel që të ndalohet prerja e drunjve, dëshiron që apeli të dëgjohet atje lartë, duke aluduar në institucionet lokale dhe komunale – për të ndërmarrë veprime për ndalimin e kësaj dukurie.

“Ndoshta atje lartë dikush na dëgjon, do të pyetet a mund të bëjë diçka në lidhje me këtë, çfarë bën, dhe a e mbron ndokënd. Jemi dëshmitarë se trysnia e opinionit në rrjete sociale dhe nga gazetarët, shpesh herë ka ditur të sjellë dobi të madhe”, shkruan ndër të tjerash Vidoeski.

Më poshtë mund të shihni edhe fotografi që janë shpërndarë nga Boshko Vidoeski i SHM “Jelak”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button