Dita e Flamurit, premiera e operës “Skëndërbeu” do të shfaqet në Operën e Maqedonisë

Ministria e Kulturës sot ka njoftuar se më 28 nëntor të 2018-s, me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të shfaqet premiera e operës “Skënderbeu”, raporton Portalb.mk.

“Sivjet Nëntori i Lavdisë do të jetë ndryshe. Kësaj radhe ai do të shënohet në mënyrën më dinjitoze e me përkrahje institutucionale të vlerave artistike kulturore shqiptare. Duke qenë në 550 – vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, sot nënshkrova vendimin që më 28 nëntor të këtij viti, në sallën e madhe të Operës dhe Baletit të shfaqet premiera e operës “Skënderbeu””, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button