Zekiri kërkon nga PSP t’i kontrollojë bisedat e përgjuara për t’u parë se a ka keqpërdorim të detyrës zyrtare në BFI

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, pas iniciativës së ngritur në Kuvend për kontrollim të punës së Bashkësisë Fetare Islame, sot u drejtua edhe në godinën e Prokurorisë Speciale Publike për t’u kërkuar kontrollim të bisedave telefonike që të vërtetohet se a ka ndonjë lloj keqpërdorimi nga BFI, transmeton Portalb.mk.

“Sot u drejtova te Prokuroria Speciale e Maqedonisë me kërkesë që të kontrollojë bisedat telefonike për kryetarin e bashkësisë Fetare Islame se a ekzistojnë apo jo për t’u vërtetuar eventualisht keqpërdorimi eventual i kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame nga këto biseda që i janë dërguar Prokurorisë. Si bazë kam marrë raportin e Stejt Departamentit për liritë fetare në Maqedoni të vitit 2013 ku thuhet se kryetari i bashkësisë islame ka qenë  në korrelacion dhe mbrojtje të pushtetit të atëhershëm dhe i është mundësuar që të marrë vizat e haxhit që ka qenë falas dhe më pas ua ka situr besimtarëve për diku 400 euro për person”, tha Zekiri.

Zekiri shton se ende është duke pritetur përgjigje për pyetjet e parashtuara për BFI-në

No automatic alt text available.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button