Fëmijët e “25 Majit” prej sot do të jetojnë në shtëpi grupore të vogla

Të gjithë 25 fëmijët e institucionit “25 Maj” nga sot do të jetojnë në shtëpi grupore të vogla, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, ministrja Mila Carovska tha se është përgatitur edhe program i ri për punë me këta fëmijë, që ka për qëllim që të adaptojë kushtet në përputhshmëri me fëmijët e strehuar.

“Është përgatitur program i ri për punë me këto fëmijë, kuadri ekzistues ka kaluar nëpër trajnim praktik, kurse janë siguruar edhe 18 punësime të reja. Tërësisht jemi duke i adaptuar kushtet në pajtueshmëri me nevojat e atyre për të cilët duhet të kujdesemi, në vend se të pështatmi njerëzit me sistemin”, tha Carovska.

Përfaqësuesi i UNICEF, Benxhamin Perks, u shpreh se nuk do t’i harrojmë as të moshuarit, pasi që sipas tij, edhe ata meritojnë jetë në shoqëri.

“Të mos i harrojmë të moshuarit në institucione – edhe ato poashtu meritojnë jetë në shoqëri. Të gjitha agjencitë e Kombe të Bashkuara në shtet janë të përkushtuar për përkrahje të deinstitucionalizimin e të gjithë fëmijëve dhe të moshuarve të cilët jetojnë në insitucione, që të mund të shijojnë të drejtën e tyre për jetë dinjitoze”, tha Perks.

Me tranformimin e tërësishëm të objektit të “25 Majit”, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke e vazhduar procesin e deinstitucionalizimit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button