Nga opozita shqiptare, anëtari i KSHZ-së do t’i takojë Bilall Kasamit

Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë sapo janë njoftuar emrat e propozuar nga partitë politike për anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Siç mund të shihet, anëtarin e opozitës shqiptare e ka fituar Bilall Kasami, raporton Portalb.mk.

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) si anëtarë janë: Radica Risteski, Janakie Vitanovski dhe Borçe Kondarko.

Nga VMRO-DPMNE-ja si anëtarë janë: Oliver Derkoski dhe Elizabeta Postollovska.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim si anëtare është Ditmira Shehu.

Kurse anëtari i opozitës shqiptare i ka takuar fraksionit të Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit, Enver Saliu.

Si kryetar i KSHZ-së është propozuar Oliver Derkoski, kurse nënkryetare Ditmira Shehu.

Seanca plenare për votim të anëtarëve të rinj të KSHZ-së do të jetë sot në ora 18:00.

Me publikimin e emrave për anëtarë të KSHZ-së hidhen poshtë mundësitë për ndryshime ligjore të Kodit Zgjedhor dhe zbatohet marrëveshja e arritur në takimin e liderave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button