Policia dha detaje për të shtënat para spitalit të Tetovës

Sot në ora 9 e 45 para spitalit të Tetovës në rrugën “29 Nëntori”, 58-vjeçari B.I. nga Tetova ka takuar rastësisht 52-vjeçarin M.I. nga fshati Xhepcisht me të cilin kanë pasur mosmarrëveshje për borxh të pakthyer dhe sipas të dhënave të para të policisë këto në mes veti së pari kanë filluar një zënkë verbale ndërsa M.I. e ka sulmuar fizikisht personin B.I.i cili në moment e ka nxjerrë armën dhe ka shtënë një plumb, transmeton Portalb.mk.

Nga e shtëna është dëmtuar vetëm një veturë. Ekipet e SPB-së kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku e kanë arrestuar personin B.I. i cili është dërguar dhe mbajtur në stacionin policor dhe i është marrë arma. Ndërsa edhe personi M.I. është marrë në pyetje në stacionin policor.

Ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button