Sikur më 2007-n, dyshohet se mafia ndërtuese ka nxitur zjarrin në Greqi

Gjykata Supreme e Greqisë ka urdhëruar hetim urgjent për zjarrin në Greqi në të cilin kanë vdekur me dhjetëra individë. Sipas autoriteteve, zjarri ka nisur në të njëjtën kohë në tre rajone, gjë e cila nuk mund të jetë rastësi. Dyshohet se zjarri është nxitur nga mafija ndërtuese e Greqisë, përcjell Portalb.mk.

Ministri për Mbrojtjen Sociale, Nikos Toskas ka deklaruar se tre nga katër zjarret, në të njëjtat vende, janë lokalizuar gjatë javës.

“Këto zjarre nuk mund të jenë të rastësishme”, ka thënë Toskas.

Zjarrvënia në Greqi nuk është diçka e rrallë, e veçanërisht gjatë periudhës së sezonit veror. Pas një zjarrvënie që ndodhi gjatë 2007-s, kanë humbur jetën 77 individë, dhe është vërtetuar se ka qenë i nxitur nga mafija ndërtuese, me qëllim që të rialokohet prona shtetërore.

Përndryshe, ende vazhdojnë zjarret në Kineti dhe Kalitehnopulis në Atikë të Greqisë. Sipas informacioneve të deritashme, për dy ditë kanë ndërruar jetë 74 individë, kurse shumë të tjerë janë të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button