Sot dhe nesër realizohet spërkatja e dytë kundër mushkonjave në Shkup

Në orët e para të mëngjesit sot u realizua  spërkatja e dytë kundër mushkonjave në qytetin e Shkupit, i njejti aksion do të bëhet edhe nesër, gjegjësisht edhe nesër do të bëhet spërkatja nga ajri me aeroplan, njofton Qyteti i Shkupi, përcjell Portalb.mk.

Spërkatja nga toka kundër mushkonjave do të fillojë të dielën, ndërsa do të përfundojë më së voni të enjten. Realizimi do të bëhet nga ora 23 deri në 4 pas mesnate. Nëse kushtet klimatike ndonjë ditë pamundësojnë spërkatjen, ajo do të realizohet ditën e ardhshme në termin të njëjtë.

Qyteti fton bletarët në kohë të marrin masa për mbrojtjen e bletëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button