Carovska: Në partneritet me qytetarët krijuam sistem të drejtë dhe funksional

“Vetëm në partneritet me qytetarët mund të krijohet sistem i përgjegjshëm, i drejtë dhe funksional. Pikërisht për këtë vendosëm që organizatat civile të jenë partnerët tanë në përforcimin e grupeve të prekura në nivel lokal, të cilat shpesh nuk kanë qasje në drejtësi”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në fjalimin e Samitit të Partneritetit të Hapur Qeveritar në Gjeorgji, transmeton Portalb.mk.

Samiti u organizua nga Ministria e Drejtësisë së Gjeorgjisë dhe Iniciativa për Drejtësi e Institutit për Shoqëri të Hapur.

“Grupet e prekura shpesh nuk kanë qasje në drejtësi. Vetëm përmes përforcimit të ligjor të qytetarëve mund të krijojmë sistem të përgjegjshëm, të drejtë dhe funksional. Qytetarët nuk mund t’i shohim si shfrytëzues të shërbimeve të sistemit. Ata duhet të jenë subjekt aktiv në krijimin e ligjeve dhe shërbimeve”, theksoi ministrja Carovska.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale punon për ndryshime sistematike me qëllim që të krijohen mekanizma të cilat do të mundësojnë përkrahje dhe ndihmë për çdo person. Paralelisht, ato shërbime që nuk mund t’i sigurojmë duhet t’i blejmë nga sektori civil, pikërisht në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button