Ligji i gjuhëve dhe Marrëveshja për Emrin bashkë do të shpallen në Gazetën Zyrtare

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në takim jo-formal me gazetarët, sot deklaroi se Ivanov duhet që ta nënshkruajë ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Emrin me Greqinë, ndërkaq nëse i njëjti nuk do ta bëjë të njëjtën, atëherë, sipas tij, e njëjta do të shpallet në Gazetën Zyrtare bashkë me ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili gjithashtu nuk është dekretuar nga Ivanov, raporton Portalb.mk.

“Nëse për të dytën herë Ivanov nuk e dekreton Marrëveshjen për Emrin, atëherë ajo bëhet praktikë. Ne presim që të ratifikohet për të dytën herë. Por në rast se e njëjta nuk nënshkruhet për të dytën herë, atëherë ligji i gjuhëve shkon në pakon me Marrëveshjen”,  deklaroi Xhaferi.

Presidenti Ivanov nuk e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button