Kryeparlamentari Xhaferi nënshkroi marrëveshjen e ratifikuar, radhën e ka presidenti Ivanov

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka nënshkruar ligjin për ratifikim të marrëveshjes së emrit me Greqinë, dhe të njëjtin e ka dërguar te kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, raporton Portalb.mk.

Talat Xhaferi, ratifikimin e marrëveshjes së emrit e ka quajtur ditë historike.

“Momenti historik i votimit të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes finale për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, kontributi jonë historik në stabilitetin, paqen dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë rajonit”, u shpreh Xhaferi pas ratifikimit të marrëveshjes.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov – propozues i ligjit për ratifikim të marrëveshjesa, pas nënshkrimit, tha: “Moment historik dhe madhështor, emocione dhe përgjegjësi”.

Pas dërgesës së marrëveshjes së ratifikuar te Presidenca e Maqedonisë, kryetari Gjorge Ivanov ka të drejtë shtatë ditë që të nënshkruajë të njëjtën. Nëse skadon afati shtatëditor, ligji i marrëveshjes së ratifikuar kthehet sërish në Kuvendin e Maqedonisë, për votim të sërishëm.

Pas miratimit, Maqedonia duhet ta njoftojë Greqinë, se marrëveshja është ratifikuar, që kjo e fundit të njoftojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, se pengesa e emrit, është tejkaluar.

Ivanov, nuk ka ndërruar mendje

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov që në ditën ku mori marrëveshjen, ka njoftuar se nuk do ta nënshkruajë, pasi që sipas tij, nuk ka qenë pjesë e procesit të përpilimit, dhe e njëjta parasheh ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë dhe identitetit maqedonas.

Me 69 “për”, Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button