Mickoski: Maqedonia nuk mori rekomandim për fillimin e bisedimeve me BE-në ashtu siç premtonte Zaev

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Micskoski në konferencë për media theksoi se Maqedonia është ende larg Bashkimit Evropian për shkak se, siç tha ai, sipas raportit të BE-së, duhet të bëhen reforma në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit që, sipas tij, qeveria aktuale nuk mundet t’i bëjë, transmeton Portalb.mk.

“Këto janë ditë të vështira për Republikën e Maqedonisë. Maqedonia me Qeverinë e Zoran Zaevit vazhdon të jetë jashtë rrugës së Bashkimit Evropian.  Maqedonia nuk ka marrë datë të pastër menjëherë, siç premtonte Zoran Zaev dhe qeveria, por vetëm shpresë se mos ndoshta vitin e ardhshëm do të plotësohen krejtësisht kriteret për përcaktimin e datës për negociata. Sipas raportit, duhet që të bëhet progres në luftën kundër korrupsionit, reforma rrënjësore në më shumë fusha dhe krijimin e kushteve për gjyqësor të pavarur. Kjo Qeveri e paaftë nuk i plotëson kriteret dhe kjomë është konstatuar”, tha Mickoski në konferencë për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button