Tetovë, filloi hapja e një pjese të bulevardit “Bllagoja Toska“ (FOTO)

Gjatë ditës së sotme ka filluar hapja e një pjese të bulevardit “Bllagoja Toska“ në afërsi të spitalit të Tetovës, njofton Portalb.mk. Nga Komuna e Tetovës gjegjësisht nga Ndërmarrja për menaxhimin me tokë ndërtimore dhe rrugë thonë se hapja e të njejtës do të vazhdojë në javët në vijim ndërsa qëllimi është të arrihet deri te shkolla e mesme tekstile, në anën tjetër të lumit Shkumbin.

”Procesi për hapjen e rrugës në anën tjetër të lumit është në vijim dhe vazhdon me një proces të përshpejtuar ndërsa për procedurat e mëtejme do të informojmë me kohë ” thonë nga Ndërmarrja për menaxhim me tokë ndërtimore dhe rrugë.

Në bazë të planit për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” deri te spitali klinik është hapur rruga dhe janë kompensuar banorët që kishin shtëpi dhe e bllokonin hapjen e saj.

Mjetet buxhetore që janë ndarë për këtë bulevard për vitin 2018 janë 180 mijë euro.

Në intervistën më të fundit të  Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se deri në fund të vitit bulevardi do të jetë i hapur.

Ndryshe, tani për tani vendi ku duhet të ndërtohet bulevardi “Blagoja Toska”, është shndërruar në parking. 

Banorët për Portalb.mk shprehen të zhgënjyer nga komuna pasi me vite të tëra është vetëm duke folur për këtë projekt, por nuk ka marrë asnjë hapë në realizimin e tij.

LEXO: Tetovë, vendi ku duhet të ndërtohet bulevardi “Blagoja Toska”, është shndërruar në parking (FOTO+VIDEO) 

Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska“ do të lehtësonte komunikacion në qendër të qytetit që është shumë i ngarkuar për momentin. Vendi në të cilën do të duhet të hapet ky bulevard është duke u shfrytëzuar vetëm si vend parkim për vetura.

Me Planin Gjeneral Urbanistik për qytetin e Tetovës, janë paraparë 4 bulevarde kryesore, të cilët janë: bul. “Liria” (M.Tito), “Ilindenit”, “B.Toska” dhe “V.S. Bato” (Industriale), prej të cilave asnjëra nuk është e ndërtuar tërësisht. Deri në vitin 2009 janë bërë investime kapitale në ndërtimin dhe zgjerimin e bulevardeve dhe rrugëve të reja në rajonin qendror të qytetit të Tetovës si p.sh. zgjerimi dhe ndërtimi i bulevardit të “Ilindenit”, janë ndërtuar disa rrethrrotullime, depërtimi i bulevardit “Iliria”, kurse në periudhën 2009-2013 është depërtuar rruga “B.Kidriç” te posta prej bul. “Ilindenit”, janë ndërtuar disa rrethrrotullime si ajo te bul. “Iliria” me rr. “Jane Sandanski”, që e kanë lehtësuar qarkullimin e automjeteve në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.

LEXO: Tetovë, hapja bulevardit “Bllagoja Toska” do të rrënojë disa shtëpi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button