Edhe në Greqi protestuesit bënë përpjekje të hynë në Kuvend

Sot në Athinë të Greqisë, gjatë kohës së protestës, disa pjesëmarrës kanë tentuar të hynë në Parlamentin e Greqisë, ku po debatohet për mocionin e Qeverisë së Greqisë, për shkak të marrëveshjes Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.

Përpjekja e protestuesve për të hyrë në Kuvend, ishte e pasuksesshme, pasi që Policia e Greqisë ka reaguar në kohë.

Megjithëse nuk kanë arritur të hynë brenda, shumë prej protestuesve kanë qëndruar në hyrjet e Kuvendit, kurse disa të tjerë para përmendores që gjendet para Kuvendit.

Protesta për marrëveshjen Maqedoni – Greqi, gjatë tërë kohës është shoqëruar me brohoritje kundër Qeverisë së Greqisë.

Seanca për mocionin e Qeverisë së Greqisë u caktua me kërkesë të opozitës greke.

Marrëveshja do të nënshkruhet në territorin grek, ndërsa dreka në territorin e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button