Shkup, sot nisi Simpoziumi dy ditor për menaxhim kulturor

Ministri i sapoemëruar i Kulturës, Asaf Ademi dhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli kanë hapur simpoziumin për menaxhim kulturor, që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, njofton Portalb.mk.

Ambasadori Bejli përshëndeti adresimin e parë zyrtar të ministrit të ri të Kulturës, Ademi dhe përgëzoi këtë Simpozium me bindjen që këto dy ditë do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave për promovimin e kulturës në Maqedoni. Ai foli për rëndësinë e kulturës, për vështirësitë dhe sfidat, për kreativitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike në këtë sferë.

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi tha se proceset të cilat janë tema e simpoziumit do të forcojnë kapacitetin e kulturës lokale të menaxhimit të rrjetit dhe do të ndihmojnë në monitorimin e trendëve në fushën e organizimit dhe financimit të programeve të kulturës.

Simpoziumi organizohet nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Qendrës për iniciativa të reja në art dhe kulturë nga Shkupi “Lokomotiva”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button