Deputeti Grubi për emrin e Maqedonisë: së shpejti do të zgjidhet problemi me Greqinë (VIDEO)

“Janë përafruar qëndrimet e grupeve prej ekspertësh, dhe jam optimist se së shpejti do të kemi zgjidhje, me të cilën do të ruhet ajo çfarë është më kryesore, para se gjithash, për bashkëqytetarët e mi maqedonas, rruajtja e identiteti maqedonas”, kështu ka deklaruar sot deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi në emisionin “Samo Vistina” (Vetëm e vërteta) në televizionin Kanal 5, njofton Portalb.mk.

Deputeti Grubi duke folur më tej për procesin e zgjidhjes së problemit të emrit të Maqedonisë, ka thënë se ai, dhe kjo gjeneratë aktuale e politikanëve, janë të përkushtuar për vendime për gjeneratat e ardhshme, dhe jo për zgjedhje.

“Ne, kjo gjeneratë e politikanëve të kësaj qeverie, kemi vendosur që të mos mendojmë për zgjedhje të ardhshme, por të jemi lider dhe të sjellim vendime për gjeneratat e ardhshme. Ti zgjidhim problemet me fqinjët, me Bullgarinë, me Greqinë, të sigurojmë barazi të maqedonasve dhe shqiptarëve. Lehtë është të jemi populist, por ne vendosëm që ti sjellim vendimet e duhura me çmimin që të fitojmë pikë politike”, tha Grubi

Qëndrimin kundërshtues ndaj propozimit “Republika Ilinditase e Maqedonisë” të partive opozitare shqiptare, deputeti i BDI-së, Artan Grubi e ka cilësuar si arkaik.

Grubi gjithashtu ka folur edhe për mundësinë për zgjedhje parlamentare në Maqedoni, duke thënë se “është herët të flitet për diçka të tillë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button