Adnan Januzaj Jashtë Botërorit? Emri i tij mungonte te dyshekët

Adnan Januzaj nuk do të jetë pjesë e listës përfundimtare të Belgjikës për finalet e “Rusi 2018”. Edhe pse lajmi nuk është ende zyrtar, janë mediat belge që kanë zbuluar vendimin e trajnerit Roberto Martinez nëpërmjet një detaji të pazakontë. Federata Belge e Futbollit ka nisur drejt Rusisë, dyshekët që do të përdoren nga 23 lojtarë, duke shënuar emrin e secilit futbollit në njërin prej tyre, njofton Supersport.

Në mesin e 23 emrave te dyshekët, ka munguar ai i mesfushorit me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, portierit Matz Sels, mbrojtësve Christian Kabasele dhe Jordan Lukakut dhe mesfushorit Leander Dedoncker.

Të katër emrat në fjalë ishin pjesë e listës paraprake me 28 futbollistë, por nga fakti i sipërpërmendur kuptohet që katër, prej tyre, ndër të cilët edhe Januzaj, nuk do të marrë pjesë në Botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button