Vendoset linjë e re ajrore Varshavë- Shkup-Varshavë

Në “Aeroportin ndërkombëtar Shkup” prej sot është vendosur linja e re ajrore Varshavë-Shkup-Varshavë, të cilën do ta realizojë kompania ‘Lot Polish Airlines”. Linja direkte ajrore do të realizohet rregullisht, gjashtë ditë në javë gjatë sezonit të verës, përveç të dielën, përcjell Portalb.mk.

Fluturimi i parë nga aeroporti “Frederik Shopen” në Varshavë e deri në “Aeroportin ndërkombëtar Shkup” u realizua në orën 10:35, ndërsa në Shkup aterroi në ora 12:40. Nga ana tjetër udhëtarët nga Maqedonia drejt Polonisë u nisën në ora 13:20. Ky orar i fluturimeve do të vlejë për të hënën, të mërkurën dhe të premten, ndërsa për ditët e tjera, gjegjësisht të martën, të enjten dhe të shtunën, fluturimi nga Shkupi do të behet nga ora 17:10 minuta.

Fluturimi Shkup- Varshavë zgjat 2 orë e 5 minuta.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button