Spasovski: Shumë emra kontrovers e udhëheqin Maqedoninë që nga viti 2002 deri sot
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se nuk ka asgjë kontroverse që Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha është vendosur për këshilltar të sigurisë së kryeministrit, transmeton Portalb.mk.
“Nëse shohim më thellë shumë emra kontradiktorë e udhëheqin Maqedoninë dhe kanë marrë pjesë në jetën politike dhe shoqërore nga vitit 2002 deri sot. Pyetja është se çka ka këtu kontroverse”, tha Spasovski.
Ai shtoi se Qeveria, e jo Ministria do të vendosë se deri te cila dokumente do të ketë qasje këshilltari.
Qeveria e Maqedonisë tregon se çfarë funksioni do të kryejë Xhezair Shaqiri