Qeveria e Maqedonisë tregon se çfarë funksioni do të kryejë Xhezair Shaqiri

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese për media konfirmoi se ish-deputeti i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë dhe  ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga fshati Tanishec i Shkupit, Xhezair Shaqiri përkohësisht është angazhuar si “bashkëpunëtor i jashtëm i fushës së sigurisë së brendshme dhe luftës kundër radikalizmit, për nevojat e Zyrën së kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë”, transmeton Portalb.mk.

Xhezari Shaqiri ka bërë marrëveshje të përkohshme me kohëzgjatje prej një viti, me të ardhura prej 36.000 denarëve, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Përndryshe, lajmin për emërimin e Xhezai Shaqirit e ka dhënë në rrjetin social fejsbuk Xhevat Iseni, pjesëtar i ndërmarrjes publike për menaxhim me hapësirë.

Xhezair Shaqiri në fejsbuk: Çfarë kam faj unë se Zaevi u bë më i mençur se tanët!

Ndryshe, Xhezair Shaqiri kohës së fundit edhe publikisht ka qenë kritikë e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim. Edhe pse më parë pjesë e saj, si radhë e të cilës pati qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ai kaloi në Rilindjen Demokratik Kombëtare ku kandidoi si deputet në njësinë dy më vitin 2014, por pa sukses që si radhë e saj të ulet sërish në karrigen e deputetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button