Gjykata e Apelit duhet të vendos për përjashtimin e gjykatësve në rastin “Titanik”

Gjykata Supreme të hënën e dërgoi vendimin për përjashtimin e gjykatësve me kërkes të avokatit Elenko Milanov në rastin “Titanik” te Gjykata e Apelit në Shkup dhe pasi vendimi të jetë gati nga Gjykata e Apelit, do të dërgohet në Gjykatën Penale , konfirmojnë nga gjykata për “Makfaks”, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi dhe lënda janë dërguar te gjykatësit e Gjykatës së Apelit”, u përgjigjen nga Gjykata Supreme për “Makfaks”. Kur lënda do të jetë gati do të dërgohet te Gjykata Penale.

Ndërsa për rastet “TNT” dhe “Dhuna në Komunën Qendër” gjykatësit më të lartë në vendim theksuan se nuk ka bazë për përjashtimin e gjykatësve.

Për shkak se nuk është sjellë vendim, sot është shtyrë seanca gjyqësore e rastit “Titanik”. Seanca e radhës është caktuar për 9 maj.

Ndryshe, rasti“Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, në këtë rast ish-kryministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë  janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Avokatët e Gruevskit kërkuan përjashtimin e gjykatësve edhe në “Titanik” për shkak deklaratës së Katica Janevës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button