fbpx

Aleanca për Shqiptarët zgjodhi kryesinë qendrore, ja emrat

Aleanca për Shqiptarët dje në Kërçovë mbajti Kuvendin Qendror për zgjedhjen e kryesisë qendrore  e cila vijon pas Kongresit të parë. Në këtë mbledhje janë diskutuar rreth shtatë pika. U zgjodh kryesia e partisë, por pa ndryshime radikale. Sekretari i përgjithshëm është rizgjedhur Arben Taravari, kryetari i Gostivarit.

U zgjodh edhe Komisioni për çështje statutare juridike, ndërsa kryetar i Akademisë politike të Aleancës për shqiptarët u zgjodh Halil Snopçe, profesor universitar. Në Kuvendin e parë të Aleancës, u zgjodh edhe Komisioni statutaro-juridik prej pesë anëtarësh në krye të të cilit do të qëndrojë profesori universitar Etem Aziri.

Portalb mëson se në mbledhje të pakënaqur kanë qenë anëtarë të ASH-së nga dega e Tetovës të cilët e kanë lëshuar mbledhjen sepse nuk kanë përfaqësim adekuat. Nga ajo që shihet, vetëm Gostivari ka përfaqësi të madhe në kryesi, janë ankuar nga dega e Tetovës.

Portalb ju sjell emrat e antëtarëve të kryesisë qëndrore. Nga ASH thonë që kjo listë do të zgjërohet.

“Në periudhën në vijim ASH do të vazhdojë strukturimin e kryesisë qendrore për disa degë të caktuara të cilat ngelën vakante dhe njëkohësisht do të plotësojë organet tjera partiake.” thonë nga ASH.

Remzi Mehmeti
Syrija Rashidi
Garip Kaba
Bekim Pocesta
Mujdin Bilalli
Samet Rahmani
Lirim Demiri
Vullnet Ferati
Ruzhdi Matoshi
Arta Toçi
Ilire Dauti
Qerim Mahmuti
Zulfi Adili
Bujare Abazi
Elmi Aziri
Rijat Shaqiri
Jetmir Ziberi
Bedri Beadini
Bajram Aliu

Kuvendi i Aleancës për shqiptarët pas diskutimeve në lidhje me situatën aktuale politike në Maqedoni, solli edhe dy konkluzione, njofton kjo parti:

  1. Aleanca për shqiptarët do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e faktorit ndërkombëtar dhe qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke mbajtur qëndrim inkurajues, por duke rikujtuar të gjitha palët e involvuara në proces se emërtimi i ri duhet të jetë i përkthyeshëm ndërkombëtarisht dhe assesi nuk duhet të asocojë njëanshëm në gjuhën dhe alfabetin vetëm të një etniteti të caktuar në vend. Në këtë formë zgjidhja e këtij problemi shumëvjeçar do të pasqyrojë realitetin multietnik të vendit dhe do të luajë rol të rëndësishëm në ndërtimin e paqes, stabilitetit dhe tolerancës afatgjate në vend.
  2. Aleanca për shqiptarët njofton opinionin publik se në asnjë formë nuk do të jetë pjesë e ndonjë përbërjeje të re qeveritare, të cilës nuk do ti paraprijë proces zgjedhor parlamentar. Ky vendim unanim i ASH-së bazohet në indikacionet se kjo garniturë qeverisëse nuk është mjaftueshëm bindëse në angazhimin e saj për reforma rrënjësore në vend dhe sidomos në indiferencën e saj rreth sjelljes dhe zbatimit të parimeve dhe funksionalizimit të shtetit ligjor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button