Ziadin Sela u rizgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ja çfarë tha në fjalimin e tij

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka marrë edhe një mandat për të udhëhequr me partinë, pasi që në kongresin e sotëm të mbajtur në Tetovë 606 delegatë kanë votuar “për”,, ndërkaq vetëm 1 ka qenë “kundër” raporton Portalb.mk.

Pë Ziadin Selën ky është mandati i dytë dhe i fundit sipas Statutit të partisë.

Sela pas  rizgjedhjes mbajti fjalim, ku i ftoi partitë politike shqiptare që përsëri të ulen në tyerzë të përbashkët në mënyrë që të realizohen kërkesat e shqiptarëve në mënyrë të përbashkët.

“Tryezën e përbashkët të partive politike, e kemi pjesë të platformës politike të Aleancës për Shqiptarët. Tryeza e përbashkët vlerësojmë se është element shumë i rëndësishëm i veprimit politik shqiptar në Maqedoni. Ajo bashkon bashkë me një tryezë, zërin dhe verdiktin e shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike. Në këtë formë do ta arrijmë barabarësinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe formë tjetër nuk ka. Prandaj jo-rastësisht e kemi pjesë të platformës politike. Aleanca për Shqiptarët bashkon, andaj ne nuk do të rreshtim edhe më tej që t’i bashkojmë shqiptarët që t’i bëjnë më dinjitoz”, tha Sela.

Ai u bëri thirrje të veçantë partive opozitare shqiptare për të bashkëpunuar, që siç tha ai, për të sjellë ndryshimin, ndërkaq dërgoi kritika për LSDM-në, që sipas tij, nuk ka qenë ndaj popullit shqiptar me ndërhyrjen e saj në vërdiktin e shqiptarëve.

“Bëj apel për të gjithë opozitarët, të cilët në bazë dhe esencë e kanë që ta sjellin demokracinë në shoqërinë shqiptare në Maqedoni. Me këtë nënkuptoj ardhjen e ndryshimit. Shqiptarët në 16 vitet e fundit jetojnë sikur në monizëm, çdoherë që ka zgjedhje është i po i njëjti që i fiton zgjedhjet. Fatkeqësisht me ndërhyrjen e subjekteve maqedonase, bënë përpjekje që ta përçajnë opozitën shqiptare. Në 2017-tën e bënë shumë hapur, “luftëtarët” për demokraci, udhëheqësit e revolucioneve të larme dhe jetë për të gjithë, pamundësuan shqiptarëve t’u vijë demokracia. Larg duart dhe mos u përzieni te verdikti i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse shqiptarët të paktën nga 2011 dhe deri sot, votën dhe përkrahjen ia kanë dhënë opozitës shqiptare, dhe BDI dhe kushdo që thirret në emër të legjitimitetit nuk e ka, pasi që shumica e shqiptarëve ka votuar për opozitën. Të dashur opozitar, mos i ndani shqiptarët me krahina e qytete, bëni bashkë ata dhe hajdeni që ta sjellim ndryshimin dhe ta sjellim fitoren e shqiptarëve. Ne duhet ta sjellim demokracinë, jetën e mirëfilltë dhe jo jetën e manipuluar dhe jo jetën e cila vjen që na merr kompetencën në arsim, vetëm për ta pamundësuar rritjen e kësaj aleance që të drejtën e sheh në sy dhe ia thotë të vërtetën”, tha Sela, transmeton Portalb.mk.

Sela gjithashtu, i ftoi edhe ndërkombëtarët që krahas reformave, ta përkrahin edhe miratimin e ligjit të gjuhëve, pasi që siç u shpreh ai, ajo është gjithçka për shqiptarët.

“Miq ndërkombëtarë, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është jetik, është si ajri, është si frymëmarrja e si uji, dhe këtu shqiptarët nuk kanë pikë dileme. Në sondazhet që janë bërë për këtë qëllim, 99% e shqiptarëve janë për integrim në NATO dhe BE. Mos e ndani ndryshimin e emrit, procesin e reformave nga gjuha shqipe”, tha Sela.

Njëkohësisht, me 569 vota “për”, 17 “kundër” dhe 21 “të përmbajtur”, Aleanca për Shqiptarët i ka votuar edhe 163 anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë, të propozuara nga degët në nga mbarë Maqedonia, njofton Portalb.mk.

14:30 – Prej 702 delegatëve, 607 janë pjesëmarrës në Kongresin e parë të Aleancës për Shqiptarët, njofton Portalb.mk.

Rendi i ditës i kongresit:

  • Miratimi i rregullores së kongresit
  • Miratimi i statuti të partisë
  • Miratimi i platformës së partisë
  • Miratimi i rezolutës së kongresit
  • Zgjedhja e anëtarëve të Kuvendit Qendror të Aleancës së Shqiptarët

ALEANCA PER SHQIPTARET SELA

Zgjedhja e kryetarit të partisë

12:15- Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, është duke u mbajtur kongresi i parë i partisë Aleanca për Shqiptarët në të cilin 607 delegatë prej gjithsej 672 të paraparë do ta zgjedhin kryetarin e partisë dhe Kuvendin Qendror njofton Portalb.mk.

Të pranishëm në kongres ishin përfaqësuesi i Ambasadës së Amerikës – Adrian Ismaili, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe partisë Vetëvendosje, deputeti Rexhep Memedi nga BESA “E Gashit” dhe Avdush Demiri e Kastriot Rexhepi nga BESA “E Kasamit”.


**********************************************************************************************************************

10:30- Partia Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë kongresin e parë të partisë pasi që javën e kaluar e ka mbaruar fazën e zgjedhjeve të brendshme dhe konsolidimin e strukturave partiake duke filluar nga kuvendet e nëndegëve dhe degëve, kryetarët e nëndegëve dhe degëve, kryesitë e nëndegëve dhe degëve, njofton Portalb.mk.

Po ashtu nëndegët u kanë propozuar degëve edhe Delegatët për kongresin e parë të ASH-së që do të mbahet sot, më 10 mars, si dhe propozimet për Kuvendin Qendror të ASH-së që pritet ta zgjedh kongresi. Ziadin Sela është i vetmi kandidat për kryetar të ASH-së.

Numri i përgjithshëm i kongresit të parë të ASH-së është nga 680 deri në 700 delegatë, në mesin e tyre edhe 20 delegatë nga diaspora shqiptare, të cilët do votojnë për kreun e partisë, për statutin e ri të ASH si dhe do të votojnë edhe për 150 anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë, si organ më i lartë ekzekutiv. Kuvendi Qendror, në mbledhjen e parë të saj do të zgjedh edhe kryesinë e partisë me propozim të kryetarit të sapo zgjedhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP