Dimitrov i ka kërkuar falje El Masrit për arrestimin e paligjshëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla DImitrov i ka kërkuar falje për sjelljen jo-përkatëse të autoriteteve në rastin e Khaled El Masri, i cili në vitin 2004 në mënyrë të paligjshëm është arrestuar në Maqedoni dhe në mënyrë të padrejtë është mbajtur dhe pyetur, njofton Portalb.mk.

Në letrën e dërguar deri te El Masri, Dimitrov ka shprehur “falje të thellë dhe keqardhje të sinqertë për sjelljen jo-përkatëse të autoriteteve, si rezultat i së cilës ka vuajtur “përvoja të mëdha dhimbjeje, por edhe lëndime të rënda psikike dhe fizike”, kumtoi Shoqëria e Hapur – Iniciativa për Drejtësi dhe Shoqata Amerikane për të Drejtat e Njeriut.

“E përshëndesim faljen deri te El Masri të Qeverisë së IRJ Maqedonisë dhe pranimin e saj se shërbimet e sigurisë e kanë shkelur Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut. Nga ana tjetër, SHBA edhe më tej vazhdon të refuzojë përgjegjësinë, për të cilën në këtë rast ka qenë CIA”, deklaroi Xhejms Goldston, drejtori ekzekutiv i Shoqërisë së Hapur – Iniciativa për Drejtësi, duke theksuar se Maqedonia prej në fillim do të hapë hetim kriminel për atë se çfarë ka ndodhur, me qëllim që të konstatohet përgjegjësia.

Xhejms Goldston, avokat i cili i mbron njerëzit në rastet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe e ka përfaqësuar El Masrin në procesin gjyqësor në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2012, thotë se kërkim falja është e mirëseardhur, por nuk është e mjaftueshme.

“Maqedonia duhet të hapë hetim formal penal për atë se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojë përgjegjësi nga të përfshirët”, thotë Goldston.

Edhe Xhamil Dekvor, drejtori i Shoqatës Amerikane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, e ka përshëndetur faljen zyrtare të Maqedonisë, duke thënë se ky është hap i parë ndaj zbulimit të së vërtetës për kidnapimin ilegal dhe torturën ndaj El Masrit.

Përndryshe, më 31 dhjetor të vitit 2003, ka ndodhur arrestimi i Kalid el-Masri, shtetas gjerman me prejardhje libaneze. Kalid el-Masri ka qenë i rrëmbyer për shkak të një gabimi për identitetin e tij, pas çka është burgosur dhe u është nënshtruar torturave.

Pas lirimit, el-Masri e ka paditur Maqedoninë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, ku ajo e ka shpallur fajtore Maqedoninë për shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilën ndalohet sjellja  jonjerëzore dhe ofenduese, neni 5 i së drejtës së lirisë dhe sigurisë, neni 8 i jetës private dhe familjare, si dhe neni 13 i së drejtës për gjykim të drejtë. Maqedonia sipas vendimit të Gjykatës Kalid el-Masrit i ka paguar 60 mijë euro dëmshpërblim.

Maqedonia dhe Shqipëria në lojërat e CIA-s për Al Masrin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button