Rasti el-Masri, Maqedonia kërcënohet të dënohet nga Këshilli i Evropës

Republikës së Maqedonisë i kërcënohet Rezoluta e parë me dënim nga Këshilli i Evropës nëse deri në mars nuk i kërkon falje shtetasit gjerman me prejardhje libaneze, Kalid el-Masri për të cilin Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut pati sjellë vendim se iu janë shkelur të drejtat nga gjyakat e Maqedonisë gjatë arrestimit të tij më vitin 2004. Kjo u tha sot gjatë prezantimit të raportit të monitorimit “Reformat në gjyqësor”, raporton Portalb.mk.

Sipas bashkëpunëtores së Institutit për Politikë Evropiane, Angela Shumoska, Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, vendimin për rastin me El-masri ka sjellë që nga viti 2012 kurse i njëjti ende nuk është zbatuar në Maqedoni.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës duke shqyrtuar realizimin e aktgjykimeve gjyqësore nga Gjykata Evropiane në dhjetor të 2017-s vlerësoi se nëse deri në mars të 2018 Maqedonia nuk i kërkon falje publike el- Masrit, do t’i parashtrohet rezolutë.

Parashtrimi i rezolutës u vendos në të njëjtën seancë të dhjetorit.

Shumoska vlerësoi se gjeneralisht Maqedonia vuan nga sindromi i vetëdije publike të të punësuarve në institucionet kompetente për zbatim të vendimet të gjykatës së Strasburgut si rezultat i së cilës edhe i përsëritin rastet kur kemi shkelje të të drejtave të njeriut.

Përndryshe, më 31 dhjetor të vitit 2004, ka ndodhur arrestimi i Kalid el-Masri, shtetas gjerman me prejardhje libaneze. Kalid el-Masri ka qenë i rrëmbyer për shkak të një gabimi për identitetin e tij, pas çka është burgosur dhe u është nënshtruar torturave.

Pas lirimit, el-Masri e ka paditur Maqedoninë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, ku ajo e ka shpallur fajtore Maqedoninë për shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilën ndalohet sjellja  jonjerëzore dhe ofenduese, neni 5 i së drejtës së lirisë dhe sigurisë, neni 8 i jetës private dhe familjare, si dhe neni 13 i së drejtës për gjykim të drejtë. Maqedonia sipas vendimit të Gjykatës Kalid el-Masrit i ka paguar 60 mijë euro dëmshpërblim.

Maqedonia dhe Shqipëria në lojërat e CIA-s për Al Masrin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button