Maqedoni, një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj në polici për shkak se në shtëpi ruan bombë

Një grua me iniciale R.M nga fshati Rosoman ka denoncuar se në shtëpinë e saj në fshat bashkëshorti i saj Z.M rreth pesë vite është duke e ruajtur një bombë në shtëpi. Shërbyesit policorë të Kavadarit kanë dalë në vendngjarje dhe në një dhomë të shtëpisë e kanë gjetur bombën e denoncuar. Bomba është marrë dhe është dhënë për shkatërrim në shërbimet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, informojnë nga MPB-ja, transmeton Portalb.mk.

Nga bashkëqytetarët e tyre bëhet e ditur se te ato ka pasur grindje familjare kohës së fundit. Ato para pesë viteve nga fshati Veleshtë janë zhvendosur në Riosoman nga ku ka qenë bashkëshortja e të denoncuarit. Bashkëshortja e ka ditur që ma herët për bombën por nuk e ka denoncuar, pasi ka vendosur që të ngrejë padi për divorc vendosi që ta denoncojë. Tani për tani nuk dihet se bomba a ka mbetur prej vitit 2001 ose është më e vjetër.

Personi i denoncuar nga Rosomani është marrë në pyetje në Stacionin Policor të Kavadarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button