Zejd Rexhepi: Procedura gjyqësore për Lëvizjen Besa ende nuk ka mbaruar (VIDEO)

Pas konferencës së mbajtur nga Bilall Kasami i cili e shpalli vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2, konferencë për media mbajti edhe pjesa tjetër e Lëvizjes Besa ku thonë se procedura gjyqësore për Lëvizjen Besa ende nuk ka mbaruar, transmeton Portalb.mk.

 “Pasi që disa nga falsifikuesit e dokumentacionit të mëparshëm të Lëvizjes Besa sot dolën në press dhe nëpërmjet mediave që gjoja se për marrjen e legalitetit të Lëvizjes Besa, dëshirojmë të sqarojnë për opinionin e gjerë se ky është mashtrimi i tyre i radhës. Në fakt fjala është për vendimin e shkallës së parë që është sjellë në bazë të dokumenteve të falsifikuara nga ish-përfaqësuesi juridik i Besës, por kontesti vazhdon. Këtu po sqarojmë se Gjykata Themelore do të prononcohet përsëri pasi që së shpejti pret vendimin e Gjykatës Administrative për falsifikimin e dokumenteve. Por edhe epilogun e padisë nga Prokuroria e Përgjithshme ndaj falsifikuesit gjë që detyrimisht pritet ta ndryshojë edhe vendimin e shkallës së parë” tha në konferencë për media, Zejd Rexhepi.

Bilall Kasami: Gjykata vendosi, BESA është e jona (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button