Për herë të fundit, Bujar Osmani apelon për konsensus shtetëror (VIDEO)

Më lejoni që për herë të fundit të apeloj që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, të ndërtojmë konsensus dhe t’i miratojmë ligjet që kërkojnë konsensus shtetëror  dhe me këtë t’i vëmë pikë të ardhmes euroatlantike të vendit”, transmeton Portalb.mk.

Kështu bëri të ditur sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë njoftimit të tij se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Kuvendin e Maqedonisë duhet të miratohen ligjet më të rëndësishme që e finalizojnë realizimin e Planit 3-6-9 të cilat ndikojnë edhe në Raportin Vjetor të Komisionit Evropian që do të publikohet më 17 prill.

“Sipas informatave që i kam nga Brukseli, qëllimi parësor i Planit është arritur. Disa nga ligjet kryesore reformatore presin konsensusin për votim. Prandaj sot dua të apeloj deri te të gjitha faktorët politik në shtet, për një hapësirë të përgjegjshme dhe të logjikshme”, tha Osmani.

LEXO: Ligji i gjuhëve, deklarohet zëvendëkryeministri Bujar Osmani (VIDEO)

Ndërkohë që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për ligjet në fjalë tha se do të miratohen deri më 10 prill, sipas tij që “Maqedonia të jetë e pastër para KE-së” duke aluduar edhe ai në publikimin e Raportit të KE-së që duhet të ndodh më 17 prill.

Ndryshe, më 17 prill do të publikohet raporti i rregullt i Strategjisë për zgjerim i Komisionit Evropian dhe raportet e tij për secilin shtet veçmas. Pas kësaj, më 17 maj mbahet Samiti i Këshillit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë, më qershor realizohen takim i Këshillit të përgjithshëm të BE-së dhe Këshillit Evropian me konkluzione të rëndësishme, në korrik kryesimin me BE-në e merr Austria, në korrik zhvillohet samiti i Londrës aktivitet ky që realizohet në kuadër të procesit të Berlinit dhe deri në fund të vitit 2018 zhvillohet debat i thellë me të gjitha vendet anëtare për ardhmërinë e Bashkimit Evropian edhe pas vitit 2025.

Strategjia e zgjerimit i KE-së: Ja cilat janë gjashtë “detyrat e shtëpisë” që duhet t’i kryejë Maqedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button