Ministrat Dimitrov dhe Koxias mbrëmë ishin në darkë në Vjenë te restoranti i Aki Nuredinit nga Tetova

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias mbrëmë kanë qenë në darkë te restoranti i njohur në Vjenë “Sole” para takimit të sotëm me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit, Metju Nimic. Pronar i restorantit është Aki Nuredini nga Kamjani i Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Restoranti në afërsi të Operës dhe Baletit në Vjenë është vend joformal ku shkojnë yjet botërore të operës si dhe diplomatët dhe politikanët austriak. Vetë Nuredini në Vjenë është i njohur si ambasador joformal i Maqedonisë sepse restoranti i tij është qendër e politikanëve, biznesmenëve, artistëve të Maqedonisë që e vizitojnë kryeqytetin e Austrisë.

Para takimit të sotëm në Vjenë me pjesëmarrje të Kombeve të Bashkuara, ministrat Dimitrov dhe Koxias me 23 mars u takuan në Shkup.

“Është e lehtë në politikë, veçmas në atë të jashtme që të mos bësh asgjë, por pengesat politike patjetër duhet të tejkalohen dhe ajo do të sjell zhvillim. Ministrat e Punëve të Jashtme, në korniza të qeverive të tyre, kanë obligim që të gjejnë zgjidhje të cilat do ta ndjekin sjelljen e të dy popujve, të cilat janë të afërt dhe komunikojnë. Besojë në marrëveshje të ndershme, në një kompromis nga i cili në të ardhmen të dyja palët do të fitojnë. Asnjëherë nuk mundesh ta marrësh atë që e e në kokë, por atë që kryesisht është për ty dhe ta japësh atë që është kryesisht për palën tjetër”, tha Koxias me 23 mars në Shkup.

Ndërsa Dimitrov tha se zgjidhja e pranueshme do të ishte ajo që do të pranohet nga të dy palët.

“Mendoj se në referencën e tashme të përkohshme FYROM, ekziston emri Republika e Maqedonisë. Ai emër është i përthyeshëm në gjashtë gjuhët e OKB-së. Mendoj se këtu e kam rëndë t’i them popullit tim se nuk jemi popull me atë emër, edhe pse identiteti dallon kur thuhet Maqedoni në Greqi dhe Maqedoni në vendin tonë. Është e rëndë që të argumentohet kur kemi një fjalë si ky. Nëse shqiptohet shpejtë mund të humbet, të mos tingëllojë si Maqedoni. Mendoj se ky është argument i rëndë, mendoj se mund të gjejë shumë argumente dhe ta sqarojë se pse ajo nuk është drejtimi më i mirë”, tha Dimitrov.

Koxias për kompromis të “ndershëm”, Dimitrov s’pranon emër të bashkuar pa përkthim (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button