fbpx

Për ligjin e gjuhëve dhe deklaratat e Ramës: reagon ambasadori rus në Maqedoni

“Në situatat kur raportet ndëretnike janë të acaruara duhet të jemi të kujdesshëm dhe delikat në dhënien e deklaratave të tilla” kështu komentoi sot ligjin e gjuhëve ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Olleg Shçerbak duke aluduar në deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të bëra kohë më parë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Shçerbak, komentet e Edi Ramës janë përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Sa i takon deklaratave të udhëheqësisë së Shqipërisë sa i takon ligjit të gjuhëve, mund të them se sipas meje komentet e tilla është përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë. Është e qartë se raportet ndëretnike kur janë të ashpra atëherë më së shumti duhet të jemi të përmbajtur dhe delikat dhe kështu zgjedh të veprojë Federata Ruse. Federata Ruse është një shtet multietnik dhe multikonfeksional dhe ne kemi një përvojë të madhe për bashkëjetesë me shumë etnitete. Fakti se shteti ynë gjendet edhe në Azi edhe në Evropë, përvoja jonë na ka mësuar se në çështje të tilla duhet të jemi të kujdesshëm dhe delikat”, tha Shçerbak.

Përndryshe, kohës së fundit diplomacia ruse në Maqedoni në vazhdimësi ka dërguar kritika ndaj kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama. Të tilla kanë qenë si për ndërmjetësimin e tij në komunikimin e partive shqiptare për nënshkrimin e Deklaratës së Partive Politike Shqiptare por së fundmi edhe për miratimin e ligjit të gjuhëve, për të cilin ligj Rama i mori meritat.

Dëbimi i diplomatit, deklarata të ashpra nga ambasadori i Rusisë në Maqedoni (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button