Qeveria e Maqedonisë ende nuk ua ka pranuar dorëheqjet Bilen Salijit dhe pjesëtarëve të ASH-së

“Ende nuk kemi informacione të reja në lidhje me këtë çështje” kështu deklaruan për Portalb.mk, nga Qeveria e Maqedonisë në pyetjen se a u janë aprovuar dorëheqjet pjesëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe atij të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Ministrat dhe zëvendësministrat nga ana e Aleancës për Shqiptarët i kanë deponuar dorëheqjet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Të njëjtat do të procesuohen më vonë, për momentin kur do të bëhen të ditur emrat e rinj do të plotësohen emrat e rinj”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe dorëheqjet nuk u janë procesuar ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe tre zëvendësministrave të Aleancës për Shqiptarët, të Punëve të Jashtme, Arta Toçi, të Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Mehmedi dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri.

 

 

Edhe pas tre muajve dorëheqje, funksionarët e ASH-së kanë të drejtë nënshkrimi dhe rrogash

Bilen Saliji dorëheqje dha më 20 mars të 2018-s, për siç tha ai për shkak të rikualifikimit të rastit të Almir Aliut ndërkohë që tre zëvendësministrat e ASH-së, dhanë dorëheqje më 28 dhjetor të 2017-s, për shkak se ASH-së iu “mor” Ministria e Shëndetësisë nga ana e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe në vend të saj iu dha pozita e zëvendëkryeministrit për Reforma, ministri të cilën lideri i ASH-së, Ziadin Sela e quajti “Ministri të Byrekut”.

Pas daljes së ASH-së nga Qeveria e Maqedonisë, në publik qarkullojnë informatat se pjesë e Qeverisë mund të bëhet edhe Partia Demokratike Shqiptare. Për këtë sot refuzuan të komentojnë nga partnerët e Qeverisë së Maqedonisë, BDI dhe LSDM.

Zëvendëskryeministër i “Reformave” për apetite partiake: mbi 3 milionë denarë do t’i kushtojë qytetarëve të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button