fbpx

958 administratorë që kanë ndenjur në shtëpi, për dy muaj do të nisin me punë (VIDEO)

Në mbledhjen qeveritare që është mbajtur dje, në mënyrë unanime është miratuar plani për sistematizim të 958 administratorëve të cilët që nga viti 2008 janë punësuar e kurse kanë ndenjur në shtëpi. Kështu bënë të ditur sot zëvendëskryeministri i Zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistem Politik, Hazbi Lika dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, transmeton Portalb.mk.

“Deri tash janë sistemuar 958 administratorë nga 1600 sa janë në total. Administratorët tjerë do të sistemohen në periudhën e ardhshme. Të premten do të publikojmë raportin e plotë se sa njerëz janë të punësuar në administratën publike. Administratorët do të sistemohen, nëse ata nuk pranojnë që të punojnë atëherë ne do t’ju falënderohemi për kontributin e dhënë. Administratorët do të punësohen edhe një njësi lokale dhe çerdhe, por sërish do të ketë administratorë që do të duhet të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin. Mos më kapni për fjalë, por besoj se administratorët me punë do të nisin brenda dy muajve”, tha Mançevski.

Ndërkaq zëvendkryeministri, Hazbi Lika tha se sistematizimi i administratorëve bëhet me harmonizim të kapacitetit të administratorëve dhe nevojës së institucioneve shtetërore.

“Tashmë ka filluar sistematizimi i administratorëve. Plani që u përgatit nga dikasteri ynë dhe Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë dje është miratuar në mënyrë unanime. Sistematizimi është bërë në pajtueshmëri me nivelin e arsimimit dhe nevojës së institucioneve. Jemi munduar që të bëjmë harmonizim të plotë ndërmjet kapacitetit profesional të administratorëve dhe asaj për çfarë kanë nevojë institucionet. Tash pres bashkëpunim edhe nga administratorët tjerë që janë të pasistemuar”, tha Lika.

Sipas ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, faza e parë e sistemimit të administratorëve ka përfshirë disa kritere si: lloji dhe niveli i arsimimit të administratorëve, shpërndarja e tyre të jetë në numër të vogël por në më shumë institucione si dhe vendbanimi i administratorëve.

Megjithatë ende nuk dihet se sa është rroga mesatare e secilit prej administratorëve, sa vjet secili prej tyre ka ndenjur në shtëpi kurse ka marrë rrogë dhe se sa në total është dëmtuar buxheti i Maqedonisë nga 1600 administratorët.

Çfarë nëse administratorët nuk i plotësojnë nevojat e institucioneve?

“Fillimisht ata do të vendosen në tranferlistën për sistemim, ku të gjitha institucionet do të kenë mundësi t’i shohin se a kan nevojë për të njëjtit. Nuk ka afat se sa do të qëndrojnë në tranferlistën administratorët, prandaj edhe nuk mund të dihet se a do të marrin rrogë edhe më tej të njëjtit”, tha Mançevski.

A kanë të drejtë për pushim vjetor administratorët e sistemuar?

“Kanë të drejtë të marrin pushim vjetor, por besoj se kanë pushuar mjaftueshëm. Tash është koha për punë, ne kemi nevojë për energjinë e tyre”, tha zëvendëskryeministri Lika.

A mbyllet çështja e përfshirjes etnike në institucione me sistematizimin e administratorëve?

“Nuk është përmbyllur çështja e përfshirjes së barabartë në institucione që parashihet me Marrëveshjen e Ohrit. Në çdo institucione ne kemi vendosur balansues i cili do të tregojë se sa administratorët janë të përfshirë etnikisht. Vetëm pas sistemimit do të mund të kuptojmë se sa është përqindja e administratorëve në baza etnike” tha Lika.


LEXO: Nga java tjetër 1.600 administratorë në Maqedoni do të fillojnë me punë
LEXO: Mançevski: nuk paralajmëroj sistematizim të administratorëve që qëndrojnë në shtëpi

Propozim ligji për nëpunës administrativ mori mbështetje nga Kuvendi

Shkurtimi dhe reformimi i administratës në Maqedoni, çfarë kërkon BE e çfarë bën Maqedonia?

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button