Kryeministri i Zoran Zaev deklarohet për skandalin me diplomacinë ruse (VIDEO)

Në lidhje me skandalin botëror që e përshkoi diplomacinë ruse, si pasojë e të cilës dje u dëbua diplomati rus nga Maqedonia, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke mos dashur të tregojë detaje për dokumentet e klasifikuara të cilat diplomati rus ka tentuar t’i marrë, ai verifikoi informatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, transmeton Portalb.mk.

“Unë ua verifikoj informatën që është dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme. Ekzistojnë dyshime, respektivisht dëshmi të cilat janë analizuar dhe sipas procedurave diplomatike është vepruar ashtu siç edhe jeni njoftuar. Paraprakisht ne kemi konsultuar edhe presidentin Ivanov, ai ka qëndrimin e vet, por edhe ne e kemi shqyrtuar procedurën para se të sjellim vendim”, tha Zaev.

 

Dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia, Ivanov thotë se është hap i nxituar

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dje njoftoi se ka dëbuar një diplomat të Federatës Ruse, për shkak të rastit Skripal.

Përdorimi jo legal i armëve kimike ushtarake është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo ndikon në sigurinë e të gjitha shteteve, thuhet më tej në njoftim.

Ndaj kësaj ka reaguar Ambasada e Rusisë në Maqedoni duke theksuar se “pala maqedonase do t’i bart pasojat e dëbimit të diplomatit rus”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button