Të ardhurat ekonomike, arsyeja kryesore që qytetarët e Maqedonisë e duan BE-në

“Faktori racional i cili bazohet në përfitimin ekonomik për të pasur të ardhura më të larta ekonomike dhe për infrastrukturë më të mirë”, është njëri nga tre faktorët kryesor se pse qytetarët e Maqedonisë e duan më afër Bashkimin Evropian thuhet në analizën komparative longitudionale: “Analiza e mendimit publik për procesin e Maqedonisë në qasjen drejt Bashkimit Evropian (2014-2017)”, rezultatet e të cilës u publikuan sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Pritshmëritë ekonomike të të anketuarve, edhe më shumë e forcojnë rolin kyç për përkrahje të anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Faktori kryesor i kësaj përkrahje janë pritshmëritë për përmirësimin e standardit jetësor si mënyrë e përfitimit nga procesi i integrimit evropian. Kjo çështje pësoi trend rritës në katër vitet e fundit. Në krahasim me vitin 2014, më vitin 2017 kemi rritje për 20 për qind”, tha Ivan Damjanovski, bashkëpunëtor i jashtëm i IDSCS-së.

Sipas të njëjtës analizë, faktori i dytë është ai që lidhet me identitetin ku sipas anketuesve është se nuk e shohin BE-në të afërt për shkak të vlerave të identitetit që sipas tyre kërcënohen nga BE-ja.

“Derisa hyrja në BE kushtëzohet me ndryshimin e emrit të shtetit, vetëm 19 për qind e maqedonasve do të të përkrahnin anëtarësimin e Maqedonisë, ndërkohë që shqiptarët në këtë drejtim përfshihen me 90 për qind”, tha Damjanovski i cili shtoi se nëse në proces nuk diskutohet çështja e emrit, 56 për qind e maqedonasve do ta përkrahnin anëtarësimin e Maqedonisë në BE ndërkohë që të njëjtën do ta bënin vetëm 9 për qind e shqiptarëve të anketuar.

Në rezultatet e analizës thuhet gjithashtu se faktor i rëndësishëm i krijimit të mendimit publik pozitiv për procesin eurointegrues të Maqedonisë ka edhe përkatësia partiake.

Ky hulumtim është realizuar në bashkëpunim me Institutit për Demokraci “Societas Civilis” dhe Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung” dhe ka përfshirë rreth 1,100 anketues.

Përndryshe, gjatë vitit 2016 sipas hulumtimeve mbështetja e Maqedonisë ndaj Bashkimit Evropian kishte shënuar rënie.

http://portalb.mk/514085-qytetaret-rusia-aleati-me-i-vogel-i-maqedonise/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button