Nëse nuk esktradohen Grujoski dhe Boshkoski, Mijallkov dhe Jankullovska do të gjykohen ndaras

Nëse deri më 15 maj të akuzuarit në lëndën “Target Fortesa” Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski nuk ekstradohen nga Greqia, Gjykata Themelore Shkupi 1 do të vendos për ndarjen e procedurës, njofton Portalb.mk.

Seanca gjyqësore e sotme u anulua për më 15 maj, pasi që ish agjentët e DSK-së, Grujoski dhe Boshkoski, ende nuk janë ekstraduar.

Gjykatësja Xheneta Bektoviq e ka pyetur avokatin Petar Vasilev, i cili është pjesë e palës së të akuzuarve, nëse ka informata se deri ku është procedura në Greqi dhe a mund të tregojë se kur do të ekstradohen.

“Nuk do të kisha dashur të spekuloj me data. Por, pres që së shpejti do të mbarojë procedura. Më 26 prill është caktuar seancë në Gjykatën Supreme të Greqisë në lidhje me ankesën tanë për ekstradim”, tha Vasilev.

Gjykatësja Bektoviq i tha Vasilevit në afat prej 15 ditëve të sigurojë autorizim që t’i përfaqësojë të akuyzuarit Grujoski dhe Boshkoski, në të kundërtën gjykata do t’u caktojë avokat sipas detyrës zyrtare. Në seancën e sotme ishin të pranishëm të akuzuarit tjerë: Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.

Pas arratisjes nga Maqedonia, Grujoski dhe Boshkoski u kapën me pasaporta të falsifikuara bullgare në Aeroportin e Selanikut më 18 tetor gjatë tentimit që të ikin për në Hungari. Gjykata e Apelit në Selanik e ka pranuar kërkesën e autoriteteve për ekstradimin e tyre, pas së cilës të dy dorëzuan ankesë deri te Gjykata Supreme në Athinë.

Ndryshe, sipas akuzës së Prokurorisë Speciale, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK, në periudhë prej vitit 2008-2015 ilegalisht kanë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilët nuk janë dhënë fare urdhra gjyqësor. Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë në 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Mijallkovin në rastin “Target – Fortesa” e mbrojnë katër avokatë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button