Mijallkov nuk u paraqit në gjykim, gjykata e kërkoi adresën e tij që t’ia dërgojë ftesën

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov nuk u paraqit në seancën e sotme të rastit “Tortura” në Gjykatën Penale,  transmeton Portalb.mk.

Siç u tha në gjykim, Mijallkov nuk e ka pranuar ftesën për seancën e sotme dhe për këtë prokurorët thanë se nëse nuk mundet të gjendet adresë e tij, ftesa t’i dërgohet të enjten në orën 12:00 që paraqitet në gjykatë siç e ka obligim.

Në pyetjen e gjykatës për avokatin e Lubo Boshkovskit se a ka adresë tjetër ku mund t’i dërgohet ftesa, ai tha se nuk e di adresë e saktë, por tha se jeton nën panoramë në Vodno.

Seanca e radhës është caktuar për 7 maj.

Rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button