Liria e shprehjes, tema kryesore në Samitin regjional për lirinë në internet

Gjendja me lirinë e shprehjes në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Euroazi janë tema kryesore në panel diskutimin e parë në kuadër të Samitit të dytë regjional për lirinë në internet I organizuar nga Iniciativa për sundim të së drejtës në kuadër të Odës amerikane të avokatëve( ABA ROLLI) si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet Meta.mk, përcjell Portalb.mk. 

Në panel diskutimin morrën pjesë ambasadorja e OSBE-së në Shkup- Nina Soumalainen, Ropert Popovski- ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për komunikime dhe transparencë, Eleri Bidll- drejtoreshë përfaqësuese e rrjetit “Global Voices” dhe Ollga Kirilik nga organizata ukrainase “Digital defenders partenrs”, ndërsa diskutimi ishte i moderuar nga drejtori i fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Bardhyl  Jashari.

Snoumalainen duke e cituar përfaqësuesen e mëparëshme të OSBE-së për lirinë e mediave- Dunja Mijatoviq, përkujtoi se gjithçka që vlen offline vlen edhe online edhe pse sfera digjitale si sferë relativishtë e re sjell sfida të reja. Mes tjerash ajo theksoi se interneti dhe liria e shprehjes për fat të keq janë edhe platform për dukuri negative si gjuha e urrejtjes dhe terrorizmi, por në të njëjtën kohë theksoi se pikërisht kjo liri është edhe vegla për luftën me terrorizmin përmes ofrimit të mundësive për kohezion social.

Propozimet për regjistrim të online mediave të cilat i dha ministri Robert Popovski, ishin të kritikuara ashpër  nga përfaqësuesi rumun Bogdan Manollea  nga “ApTi” dhe nga Qendra për zhvillim të mediave nga Kirgistani, të cilët përkujtuan se Maqedonia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe se duhet t’i respektojë deklaratat  dhe standardet e tij. Ministri Popovski u përgjigj se ajo është vetëm propozim për debat dhe se Qeveria asnjëherë nuk do të bëjë diçka  me të cilën nuk pajtohet shumica e gazetarëve.

Eleri Bidll nga “Global vojsis Advoks” foli pët “Facebook-un” dhe rregullat e tij, gjegjësisht për të drejtën e tij dhe obligimin që të kujdeset për lirinë e shprehjes, si dhe për (jo)efikasitetin e sistemeve të tij për moderim, gjegjësisht për gjuhët e regjionit.

Ollga Kirilik, nga organizata ukrainase “Digital defenders partners” mes të tjerash u fokusua në praktikën e filtrimit dhe bllokimit të online përmbajtjeve nga ana e disa shteteve dhe si me atë shkelet e drejta ndërkombëtare.

Samiti i cili po mbahet nga 22 deri më 24 mars në Strugë ku janë të pranishëm 120 ekspertë për lirinë e Internetit dhe aktiviteteve për të drejtat e njeriut nga Evropa dhe Euroazia, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare prezentohen me punëtoritë e ndara në tre sfera bazë: liria e shprehjes, privatësia dhe kiber-siguria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button