Taravari thotë “ky nuk është tamam”, reagon BDI Gostivar në mbrojtje të këshilltarit (VIDEO)

Debati i sotëm i buxhetit komunal për vitin 2018 të Komunës së Gostivarit u zgjerua edhe në ofendime personale ndërmjet kryetarit të Komunës, Arben Taravarit dhe këshilltarit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Ndaj këtij debati ka reaguar BDI Gostivar duke kërkuar nga Taravari që të distancohet nga veprimet e tilla jodemokratike, njofton Portalb.mk.

Taravari: “O zotëri nuk është ashtu, sqaroni bre se ky nuk është tamam”;
Këshilltari i BDI-së: “Nuk jam normal më the?”;
Taravari: “Por si e the këtë gjë bre?”;
Këshilltari i BDI-së: “Ju a dëshironi edhe fjalën të ma merrni. Ju lutem pa ofendime personale”, ishte dialogu që u zhvillua ndërmjet Tarvarit dhe këshilltarit të BDI-së.

Siç thonë nga BDI Gostivar, për “këtë dhe sulme të tjera që u bënë gjatë protestës së sotme edhe nga militantë partiakë ndaj këshilltarëve të BDI-së” kërkojnë distancim dhe dënim nga ana e kryetarit aktual të Gostivarit, Arben Taravari.

“Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, dënon ashpër sulmin verbal ndaj këshilltarëve komunalë nga militantë dhe ushtarë partiakë të partisë së Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Pas miratimit të buxhetit komunal, në dalje nga objekti i Komunës së Gostivarit aktivistë partiak të Arben Taravarit me fjalë fyese dhe sjellje vulgare kanë ofenduar këshilltarët e shumicës në Këshillin e Komunës së Gostivarit. Sjelljet e tilla çnjerëzore, flasin qartë që administrata e komunës së Gostivarit është politizuar tej mase dhe është shndërruar në shtab partiak.  Ftojmë Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari që të dënon dhe të distancohet nga veprimet e tilla jodemokratike”, thuhet në reagimin e BDI Gostivar.

Debatin mund ta shihni edhe në video nisur nga minuta e 20:50.

U votua buxheti 2018 i Komunës së Gostivarit, ja çfarë tha kryetari Arben Taravari (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button