Lirimi i sopotasve, BESA me kryetar Gashin kërkojnë dëmshpërblim

Duke përshëndetur vendimin e Prokurorisë Speciale Publike për heqje dorë nga rasti “Sopoti” për shkak të mungesës së dëshmive, Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashi kërkojnë nga institucionet e drejtësisë ta fillojnë procedurën për dëmshpërblim të të akuzuarve në rastin “Sopoti”, njofton Portalb.mk.

“Megjithatë, që ky vendim të jetë plotësisht korrekt, do të duhej që tani institucionet përgjegjëse të drejtësisë ta fillojnë procedurën për dëmshpërblimin e sopostasve të dëmtuar, ndërsa në afat sa më të shkurtër të ngrihet padi ndaj autorëve të vërtetë të veprës, si edhe ndaj atyre prokurorëve e gjykatësve që kaq vite i kanë zvarritur burgjeve e gjykatave ata, duke i maltretuar, edhe pse të gjithë kemi qenë të bindur se ata janë të pafajshëm”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e dërguar nga BESA me kryetar Afrim Gashi.

Nga BESA apelojnë që rasti i mungesës së dëshmive në rastin “Sopoti” të jetë mësim edhe për rastin e Almir Aliut që “sistemi i drejtësisë në Maqedoni ta shënojë fundin e diskriminimit, ku shqiptarët shihen si fajtorë kujdestarë për gjithçka që ndodhë në shtet. Është koha e fundit  që të përfundojë periudha e gjatë me raste gjyqësore të montuara ndaj shqiptarëve. Drejtësia duhet ta dënojë krimin, pavarësish përkatësisë etnike”, thuhet në reagimin e BESA-s.

Prokuroria Speciale Publike dha dorëheqje nga aktakuza për rastin “Sopot”, nuk ka dëshmi të mjaftueshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button