Shahpaska: Me ndryshimet e miratuara të ligjit për të falimentuarit sigurojmë ekzistencë edhe të 2.000 qytetarëve

“Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja i ka miratuar ndryshimet e ligjit për të falimentuarit. Me këto ndryshime mundësojmë që materialisht të sigurohen 2.000 persona plus, bashkëqytetarë tanë që do të marrin kompensim material mujor në shumë prej 7.596 denarë. Ose, ndryshe, po krijojmë mundësi për sigurim material të rreth 5.000 qytetarëve tanë që u nevojitet kjo ndihmë”, deklaroi Jagoda Shahpaska, deputete e koalicionit të LSDM-së, transmeton Portalb.mk.

Ajo gjithashtu tha se me ndryshimet zgjedhore lehtësohen kushtet e nevojshme për arritjen e të drejtës së sigurimit material.

“Me ndryshimet zgjedhore lehtësohen kushtet e nevojshme për arritjen e të drejtës së sigurimit material, nëse ndërprerja e marrëdhënies së punës ka ndodhur në momentin e privatizimit të ndërmarrjes. Kjo e drejtë do të zhvillohet nëse numri amë i subjektit nuk është ndryshuar nga momenti i krijimit të marrëdhënies së punës në atë ndërmarrje deri në përfundimin e tij”, tha Shahpaska

Njëkohësisht, fleksibilitet më të madh është dhënë me kushtet për moshën e nevojshme që duhet ta ketë personi i papunësuar (më së paku 52 vite, gjegjësisht 55 për burra)

“Personat që kërkojnë kompensim material kushti për moshën duhet të plotësohet në momentin e dorëzimit të kërkesës për zhvillimin e të drejtës për sigurim material, e jo në momentin e vendosjes në fuqi të ligjit ekzistues që ishte deri tani. Me këtë masë zgjidhet problemi i statusit të punëtorëve të falimentuar dhe do të rregullohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët mbetën pa punë për një kohë të gjete jo për fajin e tyre”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button