fbpx

Në vend të gjykimit për mashtrime zgjedhore, Ejup Alimi ka shkuar në Shqipëri

Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi sot nuk u paraqit në seancën gjyqësore të rastit “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike ku akuzohet për mashtrime zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Siç deklaruan avokatët e tij, ai ka shkuar për vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri ku do të jetë edhe sot dhe për këtë shkak seanca është shtyrë për 27 prill.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Këtë lëndë do ta gjykojë gjykatësja, Ola Ristova. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Prokurorja, Fatime Fetai në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e Prokurorisë Publike kanë frikë nga deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ata kanë thënë se Alimi është njeri i fortë dhe është pjesë e BDI-së që është në pushtet. Alimi ka thënë se edhe nëse e burgosin në vend të huaj do të ikë dhe do të kthehet në Maqedoni dhe do të jetë i pranishëm në procedurën që zhvillohet kundër tij.

Ismet Guri është falur nga presidenti, Gjorgje Ivanov pikërisht për këtë rast. Ejup Alimi është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.

Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri të BDI-së do të gjykohen për “shkatërrim të materialit zgjedhor”

PSP kërkon nga Gjykata e Apelit paraburgim për Ejup Alimin

Janeva kërkon paraburgim edhe për Ejup Halimin dhe Ismet Gurin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button