Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot për vizitë zyrtare në Kosovë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rolin e koordinatorit të Qeverisë për organizimin e seancës së përbashkët me Kosovën, sot do të realizojë takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, transmeton Portalb.mk.

Takimi synon përgatitjet për seancën e ardhshme të përbashkët të dy vendeve, në të cilën pritet të nënshkruhen më shumë marrëveshje për bashkëpunim të përbashkët, si dhe të marrin më shumë vendime rreth iniciativave për projekte me interes për të dyja vendet.

Takimi do të mbahet në selinë Komunës së Kaçanikut në Kosovë, me fillim në ora 12.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button