Tre orë e gjysmë ka zgjatur mbulimi i përgjimeve ilegale

Tre orë e gjysmë ka zgjatur mbulimi i dëshmive për përgjimet të paligjshme disavjeçare. Kështu thuhet në lëndën e PSP-së “Target-Fortesa” në të cilën E.Xh. është akuzuar me dënim me burg, me kusht. Agjencia Makfaks sot ka publikuar detaje te gjykimit në të cilën e akuzuara si drejtuese e “Njësisë për telekomunikim” me urdhër te Goran Grujevskit ka kryer veprën, ka fshirë të dhënat.

“Të dhënat nga regjistri i aktiviteteve i ka fshirë nga serveri, me ç’rast ka mbuluar dëshmitë nga vepra penale”, thuhet në aktgjykimin e gjykatës penale të cilën e publikoi Makfaks, përcjell Portalb.mk.

Sipas informacioneve kjo ka ndodhur më 28 janar 2016, kur e akuzuara ka arkivuar të dhënat nga tre serverë, të T-Mobile, të One dhe të VIP. Në të gjitha këto sisteme kishte të dhëna elektronike për numrat e telefonave që kanë qenë pjesë e përgjimeve. Sipas Makfaks ajo atë ditë ka thirrur personin e autorizuar nga ‘Erikson’, i cili ishte i angazhuar për të mirëmbajtur serverët, dhe e ka pyetur për arkivimin.

Gjatë procedurës hetuese, personi i autorizuar për mirëmbajtjen e serverëve ka qenë dëshmitari për veprën e kryer. E akuzuara është dënuar me gjashtë muaj burg nëse në dy vitet në vijim nuk ka bërë ndonjë vepër tjetër penale. Ajo ka pranuar fajin dhe është deklaruar se ka qenë e detyruar të bëjë këtë nga eprorët e saj.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button