Deklarohet Vangellovski, tregoi se pse nuk lëshon sallën e madhe për t’u gjykuar Nikolla Gruevski

Pas publikimit të lajmit se kryetari i Gjykatës Supreme mban nën okupim sallën e madhe të Gjykatës Supreme që të mos gjykohet ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i akuzuar në rastin “Titanik”, ka reaguar kryetari suprem, Jovo Vangellovski duke thënë se nuk e lëshon sallën sepse qilimi është i dëmtuar, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për sallën solemne të Gjykatës Supreme, dhe jo për sallë gjyqësore të Gjykatës Themelore Shkupi 1. Si e tillë ajo sallë mbahet, kurse me gjykimet që janë mbajtur në të është dëmtuar dhe duhet pastrim i përgjithshëm, si dhe ndërrim të qilimit të dëmtuar dhe ulëseve që janë në të”, deklaroi për “Fokus“, Jovo Vangellovski.

Përndryshe, kjo deklaratë e kryetarit të Gjykatës Supreme vjen pasi që gjykimi për rastin më të madh të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Titanik” ku hetohen keqpërdorimet me procesin zgjedhor, që është caktuar për më 2 prill rrezikohet të mbahet – sepse nuk ka sallë të madhe. E vetmja sallë që do të plotësonte nevojat e seancës gjyqësore për këtë rast, nuk lejohet të shfrytëzohet nga kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski.

Që të mos gjykohet Nikolla Gruevski, Jovo Vangellovski mban nën okupim sallën e madhe të Supremes

Përndryshe, lënda “Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, ndërsa ka të bëjë në dhjetëra vepra lidhur me parregullsitë zgjedhore. Janë të akuzuar ish funksionarë midis të cilëve edhe Nikolla Grievski, Martin Protuigjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska. Ata janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button