Një amerikan është arrestuar pasi ka sulmuar një polic në Prokurorinë Publike në Shkup

Një shërbyes policor është sulmuar fizikisht dje pasdite nga O.S.A. (54) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në objektin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se shtetasi amerikan e ka sulmuar policin pas zënkës verbale.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15:00, ndërsa dy orë më vonë ai është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Qendër. Nga MPB nuk japin detaje të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button