fbpx

8 Marsi: Në Maqedoni ka më shumë gra se burra, jetojnë më gjatë dhe kanë shkollim më të lartë

Sot festohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Me rastin e kësaj feste Ministria e Mbrojtjes organizon tribunë me temë “Perspektiva gjinore në mbrojtje” që do të mbahet në Muzeun ushtarak në Shkup, ndërsa Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) do t’i bashkëngjitet fushatës për parandalim të dhunës në bazë gjinore, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat statistikore tregojnë se 49.9 për qind e popullatës në Maqedoni janë gra dhe ato jetojnë katër vite më shumë se meshkujt, ndërsa jeta mesatare e tyre është 77.4 vjet. Në vend ka më shumë gra të diplomuara në krahasim me meshkujt, gjegjësisht 58 për qind ose 4.787, si dhe numri i grave të magjistruara arrin në 58.9 për qind ose 1.107.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i grave doktor të shkencave përfshin 111 gra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button