fbpx

Kush “I len krejt” për Big Mamën (VIDEO)

Këngëtarja tetovare Big Mama ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor i cili vjen pas një pauze në skenën e muzikës.

Kënga mban titullin “I len krejt” ndërsa është punuar me tekst dhe muzikë nga një tjetër këngëtare, është ajo Fifi, përcjell Portalb.mk.

Big Mama vjen me një klip mjaft interesant ku ajo shfaqet me linjat e saja të reja trupore dhe duhet ta pranojmë se ajo duket vërtetë bukur.

Për këtë këngë ajo ka bashkëpunuar me Max Production për videoklipin, ndërsa për lukun e saj si gjithmonë është përkujdesur stilisti i njohur Armend Ramadani.

Së fundmi ajo organizoi një festë për ditëlindjen e saj të 32-të si dhe promovoi vidoklipin e kësaj kënge në mesin e miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj më të ngushtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button