fbpx

Edhe Shkupi pjesë e videospotit global për “Orën e Planetit Tokë” (VIDEO)

Maqedonia edhe këtë vit do të bëhet pjesë e aksionit më të madh vullnetar botëror “Ora e Planetit Tokë” (Earth Hour). Sot ekipi i kësaj lëvizje zyrtarisht  e promovoi videon globale të fushatës botërore të marketingut në të cilën paraqitet edhe insert nga Shkupi!

Ora e Planetit Tokë paraqet aksionin më të madh ekologjik botëror, që ka për qëllim që nëpërmjet ndërprerjes simbolike të dritave në periudhën prej një ore të dërgojë mesazh të fortë për shpëtimin e planetit, transmeton Portalb.mk.

Në videon gjysmëminutëshe, që ka inserte nga ndërprerja e dritave dhe ndriçimi i më shumë metropoleve botërore, shfaqet insert nga largësia e kryeqytetit tonë Shkupit.

Spoti reklamues promovohet në nivel global me titullin “Lidhu me planetin” që është moto e aksionit ekologjik botëror, Ora e planetit i cili edhe një herë do të bashkojë miliona njerëz nëpër të gjithë botën për shpëtimin e planetit tokë, shtëpinë tonë të vetme.

“Më gëzon ajo që ekipi global i Orës së Planetit Tokë edhe një herë e njohu mundin që e ka investuar Maqedonia për këtë aksion dhe e kanë vendosur Shkupin në spotin që shfrytëzohet për promovimin e këtij brendi nëpër të gjithë botë. Konsideroj se përveç se transmetojmë mesazh të fortë për shpëtim të planetit, ky aksion paraqet mundësi të shkëlqyer edhe për promovimin e vendit tonë”, tha Gjorgji Sepkov nga zyra e Planetit Tokë në Maqedoni.

Këtë vit, fushata përveçse se fokusohet në problemin në lidhje me ndryshimin e shpejtuar të klimës, njëkohësisht do t’i lidh njerëzit me planetin.

“Duke pasur parasysh atë që planeti tokë përballet me sfidë të dyfishtë – ndryshimet klimatike dhe rënia e biodiversitetit, bizneset dhe qeveritë do të jenë pjesë e bisedimeve dhe zgjidhjeve të nevojshme për t’u ndërtuar e ardhme e përmbajtur për të gjithë”, shtoi Sellkon

Këtë vit Ora e planetit tokë do të mbahet me 24 mars (e shtunë), në orën 20 e 30 do të errësohen mbi 8000 qytete në 180 shtete të botës, mes tyre edhe Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button