Gashi: Besa ka gjasa nga muaji mars të jetë pjesë e Qeverisë (VIDEO)

Në Qeveri përfundoi takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të njërit fraksion të BESA-s, Afrim Gashi. Pas përfundimit të takimit deklaratë për media dha vetëm Gashi i cili njotoi se në takim është biseduar për agjendën evro-atlantike të Maqedonisë, por edhe për mundësinë e përfshirjes së Besës në shumicën parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Në vazhdën e takimeve me liderët e partive politike sot e takova kryeministrin e vendit, patëm një takim shumë të frytshëm. U dakorduam që brenda muajit mars është mirë të fillohen negociata që edhe BESA të jet pjesë e shumicës parlamentare, por do të mbetet të shohom në vazhdim se si do të rrjedhë ky proces, kryeministri ishte optimist se mund të arrihet ky qëllim, edhe ne kemi shfaqur gatishmëri që të ndihmojmë këtë proces”, deklaroi Gashi.

 

“Takimi do të realizohet me kërkesë të BESA-s, kurse do të bisedohet për proceset aktuale politike në Republikën e Maqedonisë me theks të veçantë, agjendën evroatlantike”, njoftuan nga Qeveria.

LEXO: Tetovë, Afrim Gashi u zgjodh kryetar i partisë Lëvizja BESA, ja çfarë tha ai (VIDEO)

Përndryshe, ky takim vjen pasi që Afrim Gashi u zgjodh lider i njërit prej dy fraksioneve të Lëvizjes BESA e kurse nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, për në pranverë ka paralajmëruar ndryshime në përbërjen qeveritare të Maqedonisë.

Prapaskenat e përçarjeve në BESA, çfarë ndodhi dhe kush e ka shumicën? (Dokumente)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button