fbpx

Skandali në Antikorrupsion, Qeveria kërkon përgjegjësi nga anëtarët

Qeveria e Maqedonisë ka reaguar sot, pasi që në media u shpërnda skandali me harxhimin e paarsyeshëm të parave nga ana e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ndjek parimin e zero tolerancës për korrupsion. Në shtatë muajt e kaluar treguam se nuk ekziston tolerancë ndaj funksionarëve të emëruar të cilët kanë treguar harxhim të papërgjegjshëm të parave të qytetarëve dhe të te të gjithë ata që është konstatuar gjendje e tillë, kanë dhënë dorëheqje. Njëkohësisht, Qeveria vazhdimisht rikujton se harxhimi i përgjegjshëm i parave buxhetore duhet që të respektohet edhe nga të gjithë funksionarët tjerë publik, siç ishte rasti me Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Presim që anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion ta ndjekin të njëjtin parim të zero tolerancës për korrupsion dhe të tregojnë përgjegjësi duke i pasur parasysh ndodhitë e fundit dhe duke e pasur parasysh se ajo është thelbi i punës së tyre”, thonë nga Qeveria.

Në media u publikua revizioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), i cili tregoi një sërë parregullsish në punën e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, ku anëtarët e këtij trupi, kanë harxhuar para nga buxheti duke mos i arsyetuar, ose duke i arsyetuar me dëshmi të rrejshme.

Antikorrupsioni “ikë” nga raporti pesëvjeçar për punën e paligjshme të funksionerëve shtetëror

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close